Arbëri

Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun

Bolton takon Daçiqin: Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun
Foto e publikuar nga John Bolton në Twitter
 

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara. Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Bolton ka thënë se “është koha që të dyja palët të veprojnë menjëherë”.