Arbëri

Sonte në Rubikon kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i ftuar të enjten në Rubikon të KTV-së.

- Pse është servilizëm i tepruar ajo që Kadri Veseli deklaroi nga Washingtoni?

- Pse Thaçi, Veseli, Limaj, Mustafa, Kurti e Ahmeti janë duke ia dobësuar pozicionin Kosovës karshi Serbisë?

- Çka po deklarojnë nëpër takime të mbyllura me të huajt Thaçi e Veseli?

- Kush nuk po e thotë të vërtetën për takimin në Berlin dhe kush ishte në dijeni për të?

- A do t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë?

- Me çfarë kushti pranon që të bie qeveria?

- A ka ndryshuar qëndrim për Autostradën e Dukagjinit?

- Si e arsyeton vendimin dhe tërheqjen për blerjen e ndërtesës 55-milionëshe?

- Si e sheh zgjidhjen në kontestin Telekom dhe Z Mobile?

Për këto dhe shumë të tjera sonte në Rubikon, kryeministri Haradinaj.

Rubikon transmetohet në KTV me fillim prej orës 20:00.