Bashkë kundër hidrocentraleve

Bashkë kundër hidrocentraleve

18 July 2019 17:30

Për më gjatë se katër vjet, banorët e Komunës së Shtërpcës janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhat e lumenjve të kësaj komune.

Qytetarë shqiptarë e serbë kanë organizuar dhjetëra protesta duke kundërshtuar dëmtimin e lumenjve.

Përveç se dëmton ekosistemin, futja e rrjedhës së lumenjve nëpër gypa, sipas njërit prej organizatorëve të protestave, Radojica Mërgjinac, rrezikon që banorët t’i lë pa ujë të pijes.

“Katastrofën e ekologjike e kanë shkaktuar sepse e kanë shkatërruar gjithë botën ujore të kafshëve, në pikat ku tashmë i kanë lëshuar hidrocentralet në Lepenc. Kjo është katastrofë dhe është për çdo dënim. Unë nuk mund të kuptoj se si ata njerëz nuk janë proceduar dhe nuk janë arrestuar. Ky është turp i madh për shtetin dhe për pushtetin ekzekutiv që nuk po i zbaton vendimet e veta dhe të arrestojë një bandë të tillë”, tha Mërgjinac.

Institucionet komunale nuk kanë nxjerrë asnjë vendim të ri, përpos vendimit të vitit 2016, kur ishte urdhëruar ndërprerja e punimeve në hidrocentrale.

Por, tani edhe në pjesët më të mëdha të lumit Lepenc, në rrjedhën që shtrihet përgjatë Komunës së Shtërpcës janë vendosur gypat. Megjithatë, punimet janë bllokuar në afërsi të fshatit Biti e Poshtme.

Aty, banorët nuk po lejojnë vazhdimin e punimeve.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Komentet

Veri19/07/2019 16:15

Nuk kuptoj,Hidrocentralet e rregulluara mir jane te nevojshme per Kosoven porse kur lexoj ketu se uji tejkalon dika tjeter permes Gypave behem i quditur perse nuk derdhet pjesa e ujit perseri mu ne at Lum menjeher,se di se qfar sistemi jeni duke e perdor ne Kosove vetem se Uji normal ne Hidrocentral nuk humb. Eshte per qudi ankesa nese puna kryhet ne sistemin Evropjan nuk do te ishte nevoja e ankesave ne te kunderten Hidrocentralet ne Kosove do te ndihmonin ne shume menyra jo vetem per prodhim rryme. Kur i shoh si marohet Hidrocentrali ne Lumin e Gracit te Austrise ashtu nuk ka vrejtje se eshte duke u ndertuar me dinjitet duke perfshi edhe Natyren,Shetitoret perkrah e edhe Lokale Pushimi sikur ne Breg Deti.. Pra Popull mos u Ankoni per ndertim por ankohuni per qfar ndertimi dhe ku? sepse sikur rasti i Rugoves nuk ben aty mund te ndertohen gjdo 5 kilometra duke ja nisur ner Pejë pra Qyshk e teposht.. Flm.

Shto koment

Të ngjashme