Arbëri

Takohen drejtorët e policisë së Prizrenit e Kukësit, diskutojnë për parandalimin e krimeve

Takohen drejtorët e policisë së Prizrenit e Kukësit, diskutojnë për parandalimin e krimeve

Prizren, 18 korrik - Në kuadër të bashkëpunimit dhe parandalimit të krimit në nivel rajonal, sot në Morinë, Republika e Shqipërisë, është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorit rajonal të Prizrenit, kolonel Faton Alija, dhe drejtorit rajonal të Kukësit z. Zef Laskaj.

Takimi kishte karakter bashkëpunues në disa fusha, e në veçanti shkëmbimi i informacioneve për disa nga rastet e fundit që kanë ndodhur në dy rajonet, Prizren dhe Kukës. Gjatë këtij takimi palët u njoftuan mbi zhvillimet e planit operativ “Sezoni veror 2019”, masat e ndërmarra dhe ngritja e shërbimeve efikase për të qenë në shërbim të qytetarëve në të dy anët e kufirit.