Arbëri

Albright i shkruan Haradinajt

Ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Dërgimin e letrës nga Albright Haradinaj e ka bërë publike nëpërmjet rrjetit social Facebook, bën të ditur KsP.

Ish-sekretarja Albright është ikonë e paqes dhe gruaja që ka bërë shumë për Kosovën, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i kryeministrit:

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish sekretarja Albright është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre! - ka shkruar Haradinaj.

{gallery}