Ndonëse ishte harruar demarkacioni me Malin e Zi, kryeministri Ramush Haradinaj tash thotë se po sheh finalizimin e kësaj çështjeje.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se është takuar me profesorin Mujë Rugova, me të cilin ka diskutuar për korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit.
“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Koha Ditore ditë më parë raportoi se kryeministri Haradinaj, as që e ka përmendur Çakorrin në takimin që zhvilloi me homologun malazias Dushko Markoviq.
Megjithatë, demarkacioni me Malin e Zi ka mbi një vit që është miratuar dhe ende s’ka ndodhur asnjë veprim konkret.
-
Haradinaj: S’i them vetës ky që jam pa e kthyer gurin në qafë të Çakorrit e Zhlebit
-
Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi
-
Haradinaj: Kosova e Mali i Zi janë gati për rishikimin e kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit
-
Kurti pret qeverinë e re të Malit të Zi për ta diskutuar demarkacionin
-
Haradinaj e harron kufirin me Malin e Zi, ende s’është formuar trupi punues për punën në terren