Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se kohë më parë edhe ai kishte rënë pre e komedianëve rusë.
Pas mbledhjes së Qeverisë, për këtë ai ka folur në një konferencë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, i pari i Ekzekutivit tha se nuk janë risi deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.
Më tutje, Ramush Haradinaj ka folur edhe për procesin e dialogut dhe stërzgjaten e tij.
Ai tha se Kosova në dialog duhet të kërkojë vetëm njohjen.
E, mes të tjerash, kryeministri foli edhe për përplasjet mes subjektit që ai udhëheq dhe partnerit në koalicion, NISMA-s.
Tha se ka mospajtime mes anëtarëve të të dyja partive, por e mohoi mundësinë e prishjes së koalicionit.
Haradinaj tha se nuk ka marrë ende propozim nga PDK-ja për emërimin e ministrit të Inovacionit.
E, në mbledhjen e Qeverisë u aprovua edhe një propozim i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Skënder Reçica propozoi që familjes së Ismet Jasharit, i njohur si komandant Kumanova, t’i ndahen 18 mijë euro.
Në mbledhjen e Qeverisë, të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan pa asnjë kundërshtim.