Arbëri

MPB-ja akuzohet se investoi në shkollimin e studentëve në Turqi, pastaj nuk i punësoi në Kosovë

MPB-ja akuzohet se investoi në shkollimin e studentëve në Turqi, pastaj nuk i punësoi në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka investuar në shkollimin pesë vjeçar të njëmbëdhjetë studentëve në Akademinë e Policisë në Turqi, por në momentin që kanë ardhur në Kosovë, atyre iu janë mbyllur dyert në Policinë e Kosovë.

Kështu u tha në komisionin për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, ku u tha se ata kanë gjatë vite që presin sistemim në institucione të sigurisë. Po ashtu, në takimin e komisionit ishte edhe ministri i Punëve të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, të cilit iu rekomandua që në bazë të ligjit t’i gjejë vende pune këtyre kadetëve.