Thaçi: Zaevi ishte pre e mashtrimit, mbrëmë më telefonoi e më kërkoi falje

Thaçi: Zaevi ishte pre e mashtrimit, mbrëmë më telefonoi e më kërkoi falje

11 July 2019 10:23

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, se për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord ai dhe Aleksandër Vuçiç.

"Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike rreth 20 minuta me kryeministrin Zaev, ai më ka thirr mua si president i Republikës së Kosovës për t’u sqaruar në atë çka ai ka biseduar me njerëzit të cilët e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka çka ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe në të dhënat apo lansimet e gazetës ‘Sputnik’ dhe thashethemeve ruse. Këto janë fjalët të cilat mi ka thënë, më ka kërkuar falje mua personalisht, por edhe Kosovës. Në të njëjtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e lanë thirrur në telefon janë gjëra të cilat nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, asnjë informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar, por të gjitha i ka të dëgjuara nga thashethemet lokale dhe ndërkombëtare. E në të njëjtën kohë në veçanti nga thashethemet e prezantuara dhe lajmet e rrejshme të gazetës ‘Sputnik’", deklaroi Thaçi, transmeton kosovapress.

LEXO EDHE: Telefonata e Zaevit: “Kosova do t'ia japë Serbisë 10 komuna”

Thaçi bëri të ditur se edhe ai ishte telefonuar nga personat e njëjtë, por që nuk kishte rënë pre.

Ai tha se me ish-presidentin ukrainas Poroshenko është takuar vetëm drejtpërdrejt në disa takime ndërkombëtare.

Këto komente Thaçi i bëri në konferencë për media, pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme