Arbëri

Borxhin për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës nuk e paguan askush

 

Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Qytetarët e këtyre komunave (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq), nuk kanë paguar që nga mbarimi i luftës së fundit për energjinë e shpenzuar.