Një kushëri i dajave të kryeministrit Haradinaj në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë Foto ilustrim

Një kushëri i dajave të kryeministrit Haradinaj në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 06 July 2019 09:00

Eduart Brahimaj është në mesin e të arrestuarve për blerje të patentë shoferëve. Brahimaj, i cili është punësuar rreth një vit me parë në Ministrinë e Infrastrukturës në cilësinë e ekzaminerit, është kushëri i dajave së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga dy burime të ndryshme brenda hetuesisë Koha Ditore e ka konfirmuar që Brahimaj është njëri nga të arrestuarit.

Për Brahimajn pati raportuar “Koha Ditore” në marsin e këtij viti. Ai është punësuar në këtë pozitë pasi në Qeveri ka ardhur kryeministër Ramush Haradinaj. Megjithatë, atëkohë Brahimaj pati mohuar ndikimin e kryeministrit për punësimin në këtë pozitë. Pati thënë se ka ndjekur trajnime për pozitën që mban.

Lexo edhe: Nga 23 të arrestuarit për patentë shoferë, 16 janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

“Sa i përket procesit të punësimit, kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim, sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë”, pati thënë ai.

Detaje të tjera mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kolegu10/07/2019 11:32

Deri te kusherijt e dajt e nipat e shkalles shtat qitni qe ka lidhje me Ramush Haradinaj.Po pse po e permendni ,veq me i ba reklam sigurisht.

Shto koment

Të ngjashme