Haradinaj shkarkon zv/ministrin Maxhuni që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

Haradinaj shkarkon zv/ministrin Maxhuni që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

05 July 2019 08:52

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Shukri Maxhuni.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se ditë më parë, Maxhuni gjatë një udhëtimi me veturë zyrtare, mbante këmbët në xhamin e përparmë të veturës, transmeton Koha.net.

Ky veprim i tij ngjalli reagime të shumta. Ndër ta ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë atë.

LEXO EDHE: Pacolli kërkon shkarkimin e zv.ministrit që mbante këmbët në dritare të veturës zyrtare

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

toni3505/07/2019 19:47

kjo asht e papergjegjshme zyrtari me ba kesi veprimi katastrofal bravo rambo shkarkoe qoe nshpi

Shto koment

Të ngjashme