Arbëri

“Ta pastrojmë Kosovën” pastron buxhetin

 

Ndarja e 815 mijë eurove nga Qeveria për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, pa u respektuar procedurat për subvencionimin e organizatave joqeveritare, është kritikuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen që është mbajtur të enjten, ku Komisioni ka diskutuar raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) për vitin 2018, kryetari Driton Selmanaj ka thënë se është shqetësues fakti që për këtë projekt as nuk ka pasur kontratë në mes të Qeverisë dhe organizatës “Let’s do it Kosovo”, e as nuk është dorëzuar raporti financiar e narrativ nga ana e përfituesit për arsyetimin e saktë të aktiviteteve të kryera.