Arbëri

DW: A janë në disfavor të Kosovës emrat e rinj drejtues në BE?

DW: A janë në disfavor të Kosovës emrat e rinj drejtues në BE?

Emërimi i spanjollit Josep Borrell si i i ngarkuar për Politikën e Jashtme të BE shihet me skepticizëm në Prishtinë, ndërsa për Beogradin ai është një lajm i mirë. A do të ndryshojë diçka me ardhjen e tij?

Kosova i mirëpret emrat e rinj që do të drejtojnë Bashkimin Evropian. Megjithatë që tani në Prishtinë shihet një lloj skepticizmi, sidomos për rolin që mund të ketë në dialogun Kosovë-Serbi, shefi i ri i diplomacisë evropiane, ministri i Jashtëm Spanjoll Josep Borrell, që pritet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian. Josep Borrell, 72 vjeç, pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.