Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të “tmerrshme”.
Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjidheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli/REL.
Lexoni edhe: Kosova e Shqipëria me marrëveshje për bashkëpunimin diplomatik të të dyja vendeve