Listën e plotë të përfituesve të subvencioneve dhe granteve dhe shumën e tyre e ka kërkuar Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, i cili ka raportuar në këtë komision lidhur me raportin vjetor të auditimit për këtë ministri për vitin e kaluar.
Kjo pasi që deputetë anëtarë të komisionit kanë thënë se ato janë keqpërdorur duke u ndarë për persona të caktuar të afërt me ministrin dhe zyrtarë të kësaj ministrie, raporton Koha Ditore.
Deputetja Emilia Rexhepi ka thënë se mijëra euro janë ndarë për persona që kanë lidhje me ministrin dhe zyrtarë të tjerë.
Ndërsa deputeti Avdullah Hoti ka thënë se auditori ka konstatuar se asnjë prej faturave për kryerjen e pagesave nuk janë protokolluar.
-
Opozita në Lipjan ia kërkon komunës listën e përfituesve të subvencioneve dhe pajisjeve bujqësore
-
Hoti: Auditori gjeti shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e granteve në bujqësi
-
Deputetët kërkojnë hetim për 140 milionët e dhënë në emër të granteve bujqësore
-
Zëvendësministri i Bujqësisë shpreh dyshimet për keqpërdorim me grante
-
Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal: S’e kemi pranuar aktakuzën, kur ta marrim dalim me sqarim