Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, pritet që të qëndrojë sot në Kosovë.
Engel do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.
Gjatë ditës së djeshme, Engel ka qëndruar në Beograd ku ka takuar edhe presidentin Aleksandër Vuçiq, ndërsa është paralajmëruar edhe një vizitë në Luginën e Preshevës.
Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Ndryshe, Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
-
Eliot Engel uron popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë
-
Engeli nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin e tij lamtumirës ai përmendi edhe Kosovën
-
Kosova do të humbasë mbështetësin më të madh në Kongresin amerikan
-
Engel në Beograd bisedoi me Vuçiqin për Kosovën, pastaj në Prishtinë për inaugurimin e Ambasadës
-
Kongresisti Eliot Engel po qëndron në Serbi