Koordinatori nacional për reformë shtetërore Besnik Tahiri, në diskutimin e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me Projektiligjin për Qeverinë, ka thënë se 15 ministri janë të mjaftueshme për funksionimin e shtetit të Kosovës.
Sipas tij në këtë ligj do të duhej të vihej tavani i numrit të ministrive edhe në Projektligj, dhe se në këtë mënyrë do të bëhej edhe zvogëlimi i kabinetit qeveritar, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër të tjera në këtë projektligj, Tahiri ka thënë se kanë kufizuar veprimet e qeverisë në detyrë.
Ai ka premtuar se nuk do ta dërgojë ligjin as në diskutim publik e as në qeveri pa e caktuar numrin e ministrive si dhe pa e caktuar përfaqësimin gjinor.
Tahiri ka ftuar edhe partitë parlamentare që të dërgojnë komentet e tyre për ligjin ende pa e dërguar në qeveri.