Arbëri

Serbët në veri nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës

Foto: Ksp
 

Të dalësh në veri të Mitrovicës sot të lë përshtypjen që është ditë e diel. Rrugët janë të qeta me pak njerëz që lëvizin. Edhe sot, atje ka vazhduar bojkoti, duke mos hapur asnjë lokal, as ata elementarë, në shenjë proteste për taksën 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë mallrave nga Serbia.

Ata pak qytetarë që lëviznin, prapa kamerave i kanë thënë KosovaPress-it se krejt kjo gjendje është politike, për të cilën më as nuk po duan të flasin.