2 perditesime
14:26

Meta propozon zgjedhje vendore, të përgjithshme e presidenciale për 13 tetor

Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar se zgjidhja e krizës do të ishte nëse zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për president të bëhen më 13 tetor, raporton Shqiptarja.

Kur kanë kaluar dy ditë nga zgjedhjet lokale, të cilat nuk shënuan incidente dhe pati një pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve, Presidenti ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka komentuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Presidenti Meta ka bërë edhe një propozim për zgjidhjen e krizës ku ka thënë se një formë zgjidhje do të ishte që më 13 tetor të kryheshin zgjedhjet vendore, të përgjithshmet dhe ato të Presidentit.

Kujtojmë se prej kohësh Meta ka dalë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Me 8 qershor Presidenti doli në një konferencë ku nxori edhe dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Pas kësaj tensionet politike u shtuan, ndërsa presidenti nxori një tjetër dekret. Dekreti i Metës shkoi deri në Kolegjin Zgjedhor ku gjykatësit me vota unanime i hapën rrugën 30 qershorit. Ndërkohë vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale, kreu i shtetit, nxori një dekret tjetër ku kërkonte që data e zgjedhjeve të ishte 13 tetori.

Megjithatë qeveria u tregua e vendosur dhe zgjedhjet u kryen qetësisht më 30 qershor. Ndërsa për sa i përket presidentit, janë hedhur hapat e parë drejt shkarkimit të tij. Në parlament janë mbledhur 100 vota për një rezolutë ndaj presidentit të cilën më pas e çuan në Komisionin e Ligjeve. Pas shqyrtimeve të nevojshme pritet që të ngrihet një Komision Hetues që do të shqyrtojë nëse presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën nëse arrihet në këtë përfundim, do të ndiqen hapat e tjerë për shkarkimin e Presidentit.

12:32

Përmes SMS-it, Rama ia parashikon të ardhmen Metës pa LSI-në

Presidenti Ilir Meta lexon mesazhet që i ka dërguar kryeministri Rama.

Meta tha se kishte ca kohë që nuk kishte shkëmbyer SMS me kryeministrin, por ai i ka lexuar ato publikisht.

Presidenti tha se Rama i ka thënë në mesazh që Luli s’do jetë më kryetar partie pas zgjedhjeve vendore, ndërsa Meta nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

“Po të isha këtu besoj se opozita nuk do i braktiset mandatet por isha në Gjermani, ose LSI nuk do i bënte, shpirti im e di, se ca kam hequr unë për të shpëtuar LSI nga asgjësimi i marrëveshjes së 17 majit.

Ça më shkruan ky (RAMA), nuk e kam zakon por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan: Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.

SMS i PLOTË:

Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do jetë më kryetar partie, kurse ty po të shkruaj sot se pasi të mbarosh mandatin si president nuk do të gjesh më gjurmë LSI. Mbase jam gabuar por më pëlqen të bëj parashikime mbi bazën e analizave të mia dhe përtej të tërave sinqerisht që më vjen keq po të mos jem gabim.

Si do zgjidhet kriza nëse Rama nuk e pranon?

Po do thellohet me tej, ta zgjidhë si të dojë, krizën e ka ai dhe ata, duan një junte që do të asgjësoje çdo institucion, që do ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane dhe çelja e negociatave. Në fund e di si mund të thotë ai, që fajin e ka Meta që më bëri kryetar bashkie, unë i papërgjegjshëm isha, të vijë këtu kur të dojë, edhe në takim me prindër, ata që ka me vete ai, ka hallin e eksperimentit

11:39

Meta propozon dy palë zgjedhje për 13 tetor, të përgjithshme dhe presidenciale

Tiranë, 2 korrik - Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur me tone të forta sot në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe direkte për kryeministrin, madje edhe Sorosin.

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk eshte i races se Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në cdo kohë”- tha ai.

 Meta u shpreh se zgjidhja që propozon për të kapërcyer këtë krizë politike, është që në 13 tetor të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale, duke kërkuar që Edi Rama dhe socialistët të propozojnë emrin që duan për kandidat, dhe se ai do të garojë në këto kushte që ndodhemi.

“Për mua demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.

Nëse jam këtu ku jam, ka 30 vjet që populli shqiptar më ka zgjedhur dhe më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, jam falë demokracisë.

Ndryshe do të isha një emigrant, ndoshta i suksesshëm, por…

Zgjedhjet janë më 13 tetor, dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë

Pallavrat e PS, KQZ-rat, nuk mund ta verë askush në diskutim.

Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.

Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama dhe socialistët të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër në ambasada se është dhe 2 korriku sot”, u shpreh Ilir Meta/Panorama.