Arbëri

Sot mot me diell në Shqipëri, temperaturat deri në 39 gradë

Shqipëria do të mbizotërohet nga kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 17 në mëngjes dhe maksimumi në mesditë, 39 gradë Celcius.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri në mesatare me një shpejtësi 25 km në orë, në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzimi 1 ballë./tvklan.al/