Arbëri

Beqiri për zgjedhjet në Shqipëri: Shqiptarëve nuk u duhet kthimi 30 vjet pas

Foto: Koha

Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar zgjedhjet e djeshme te mbajtura në Shqipëri.

Ai ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve dhe kjo sipas tij nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm, dhe sipas tij, “ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve”.

“Zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve, kjo nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm, ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve. Kjo nuk iu duhet shqiptarëve. Shqipërisë i duhet zgjidhja e problemeve, e jo farsë zgjedhjesh”, ka thënë Beqiri.

“Bojkotimi masiv i zgjedhjeve nga ana e shqiptarëve, është mesazh i qartë, se nuk kthehet monizmi, ai ka ikur, ashtu siç duhet ikur çdo keqqeverisje, kudo ku ajo është e tillë, sot në Shqipëri e nesër në Kosovë. 80 % (plus, minus) e qytetarëve të Shqipërisë folën fortë e zëshëm, nuk ka kthim pas, nuk ka kthim në të kaluarën e errët”, ka shtuar më tej ai.