Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.
Gjithashtu, sipas IHMK-së, të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s” , thuhet në njoftimin e IHMK-së.