Arbëri

Sipas sondazheve, po të votohej nesër në Maqedoninë e Veriut fituese do të ishte opozita

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, fituese do të dilte VMRO-DPMNE me 25%, derisa për LSDM do të votonin 23%.

Kjo bëhet e ditur sipas anketës më të re të M-Prospekt, transmeton INA.

Sa u përket partive shqiptare, 5,1 % do të votonin për BDI-në, 4,2% për Aleancën për Shqiptarët, 2,1% për Lëvizjen Besa, dhe 1,7% për parti tjetër.

Anketa u zhvillua nga 15 maji deri më 7 qershor 2019.