Arbëri

Kuvendi miraton Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Ky ligj ka marrë 76 vota për dhe asnjë kundër e as abstenim.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, ka thënë se ky ligj është ndër më të rëndësishmit.

“Ligji për mbrojtjen e fëmijëve është një prej ligjeve më të rëndësishme, jemi duke pritur shumë kohë gati katër vite dhe ne kemi biseduar edhe me pozitën dhe opozitën, kemi dritën e gjelbër dhe ju lutem sot ta votojmë se është një prej ligjeve shumë të rëndësishme për ne. Ne e kemi përfunduar sot është leximi i dytë”, tha ajo.