Haradinajt nuk i ngutet për t’i korrigjuar “hektarët e humbur” Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Haradinajt nuk i ngutet për t’i korrigjuar “hektarët e humbur”

Fitim Gashi Fitim Gashi 27 June 2019 07:05

Asnjë veprim nuk ka ndërmarrë kryeministri Haradinaj për t’i korrigjuar “hektarët e humbur” në raport me Malin e Zi.

Presidenti Thaçi kishte vënë firmën mbi një deklaratë të përbashkët me ish-presidentin, Filip Vujanoviq, sipas së cilës do të bëhen korrigjimet në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Kjo i kishte mjaftuar kryeministrit Haradinaj që ta mbështesë marrëveshjen, të cilën si opozitar e pati kundërshtuar me të gjitha mjetet, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Thaçi ka kritikuar Qeverinë se nuk po i përgjigjet kërkesës së shtetit malazez, në Zyrën e kryeministrit nuk kanë komentuar vonesat rreth nisjes së procesit. Ndërkaq kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë Kohës Ditore se ata janë në pritje të dritës së gjelbër prej Qeverisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Reis 27/06/2019 13:40

Pleqt tan kan thanë dita e mire shifet ne mengjes,qysh nga fillini u vrejt se kosova ka ra ne dur te ndëyra dhe anti komtare pastaj edhe jem ku jemi.

Shto koment

Të ngjashme