Arbëri

Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për monopolin në homologim

Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për monopolin në homologim
 

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dorëzuar sot kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me monopolin e homologimit.

“Sot u dorëzua kërkesa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e homologimit dhe pasojave e dëmeve prej saj. Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.