Arbëri

Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët

Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët
 

’’Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli”. Kjo është e tëra që thuhet në Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për EO është shprehur e zhgënjyer me Bashkimin Evropian. Ajo duke komentuar Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, thotë se kanë pritur datë konkrete lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.