Sipas Bashës, më 30 qershor sigurisht nuk mbahen zgjedhje

Sipas Bashës, më 30 qershor sigurisht nuk mbahen zgjedhje

25 June 2019 13:04

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sërish sot se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Pas takimit me të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë, pa dashur të komentojë asgjë rreth asaj që kanë biseduar, Basha ka thënë se “Zgjedhjet me 30 qershor nuk do të lejohen, nuk do të pranohen dhe nuk do të njihen”.

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut, nuk ka zgjedhje, nuk ka rëndësi ca mendon kryeministri, procesi zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor.. Sot kemi ligjin që thotë se 30 qershori thotë nuk është ditë zgjedhjesh, dekreti i presidentit. Çdo hap i Ramës, fushata, mitingjet elektorale, janë të paligjshme, aleanca për mbrojtjen e demokracisë me opozitën në krye është gati të mbrojë demokracinë. Konfirmimi është i printuar në gazetën zyrtare të Republikës, 30 qershori është data kur Rama do përpiqet ti kthejë shqiptarët kohën e zgjedhjeve njëpartiake me krimin e organizuar. Një përfundim është i sigurt, ajo ditë do të shënojë fundin e regjimit autokratiko kriminal të Ramës. Rama do përpiqet të ketë proces fals votimi që do t’ua shesë shqiptarëve për zgjedhje”- tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme