Arbëri

Qytetarët rrezikohen nga dhjetëra e mijëra tonelata mbeturina të rrezikshme

Rrezik për shëndetin e qytetarëve paraqesin dhjetëra e mijëra tonelata të mbeturinave të rrezikshme të përhapura gjithandej Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria i humbi 12 milionë euro – fond ky i BE-së për ndërtimin e një deponie, që do ta eliminonte këtë rrezik. Dështimi për ta gjetur një lokacion bëri që Komisioni Evropian këtë muaj t’i tërheqë paratë, të cilat Kosova i pati në dispozicion që nga viti 2015.