Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

17 parti depozituan listat e kandidatëve për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri

Në përfundim të afatit ligjor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) informoi të dielën se pranë këtij institucioni kanë depozituar listat shumëemërore gjithsej 17 parti politike, ndërkohë që miratimi i tyre nga ky institucion duhet të përfundojë brenda datës 5 maj.

Gjithashtu KQZ, nisur nga situata politike ku ndodhet vendi, iu tërheq vëmendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj, jo vetëm ligjërisht, por edhe teknikisht shkelet kufiri i pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes, thuhet në një deklaratë për shtyp te zëdhënëses se KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxhaj bëri të ditur partitë politike që kanë depozituar listat shumëemërore, qe konkretisht janë:

1. Partia Komuniste e Shqipërisë

2. Sfida për Shqipërinë

3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4. Partia Lista e Barabartë

5. Partia Uniteti Kombëtar

6. Aleanca Popullore për Drejtësi

7. Partia Demokracia Sociale

8. Partia Aleanca Demokratike

9. Partia Kristian Demokrate

10. Levizja Socialiste për Integrim

11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

12. Partia për Drejtësi Integrim Unitet

13. Partia Social Demokrate

14. Partia Socialiste e Moderuar

15. Partia Socialiste

16. Fryma e re Demokratike

17. Partia Aleanca Demokristiane

KQZ sipas Kodit Zgjedhor është duke verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar listat shumemërore. Po ashtu, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit KQZ ka nisur dhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë.

Listat shumemërore të partive, që cilat janë në përputhje me Kodin Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se 5 maji, ndërkohë, qe për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullsi në dokumentacionin e kandidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.

I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

KQZ, pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV).