Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

17 paralele shkollore transferohen në shkollën e lagjes “Arbëria”

Foto: Arkiv

Prishtinë, 11 gusht- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë këtij vitit shkollor 17 paralele shkollore do të transferohen në shkollën e lagjes “Arbëria”.

“Pas analizës dhe vlerësimit të përgjithshëm mbi demografinë e popullsisë në lagjet apo zonimin ku shtrihen shkollat fillore, si: SHFMU “Meto Bajraktari”, SHFMU “Qamil Batalli” dhe SHFMU “Faik Konica”, konstatoi se numri i nxënësve në këto shkolla është i madh nëpër paralele, prandaj rreth 17 paralele nga viti i ri shkollor 2018/19 do të transferohen në shkollën e re në lagjen ‘Arbëria’”, thuhet në një komunikatë të Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Komunës, për të siguruar një transferim të lehtë, i gjithë ky proces do të realizohet në koordinim të plotë me drejtuesit e shkollave dhe me organet e brendshme të shkollës.

Artikuj të ngjashëm