Fermerët e Ferizajt protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Haradinaj takohet me fermerët nga Ferizaj që protestuan para Qeverisë

19 June 2019 10:36
11:29

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar fermerët nga Ferizaj të cilët sot protestuan para Qeverisë.

“Në bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë së vendit, për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre, theksova se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marrë trajtim. Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e iniciuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas takimit me ta.

Ai thotë se krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt

10:36

Fermerët e Ferizajt protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Fermerët nga Ferizaj po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste.

Me traktor, ata kanë ardhur për të protestuar para Qeverisë pasi nuk janë kompenzuar për dëmet e shkaktuara nga breshëri vitin e kaluar, raporton KTV.

“Edhe ne jemi fermerë të Kosovës”, është shkruar në njërën prej pankartave që po mbajnë në duar.

Policia u ka kërkuar që t’i largojnë traktorët pasi nuk kanë leje ndërkohë që protestuesit thonë që kanë marrë leje nga komuna e Prishtinës.

Megjithatë pas urdhrit të policisë për largim të tyre ata i kanë larguar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme