Arbëri

Katër ish-ministra të Jashtme i dërgojnë letër BE-së: Hapni negociatat me Maqedonin V. e Shqipërinë

Katër ish-ministra të Jashtëm të shteteve ballkanike i kanë dërguar letër BE-së në lidhje me hapjen e mundshme të negociatave.

Bushati, Mitov, Kasoulidis dhe Kotzias përmes një letre kërkojnë hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ish-ministrat i bëjnë thirrje vendeve të BE-së të mbështesin rekomandimin.

Kujtojmë se Këshilli i Europës e shtyu vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë për në muajin tetor.