Kompensimi i komisioneve të brendshme brenda orarit të punës, planifikim jo i mirë i projekteve kapitale, angazhime në kundërshtim me Rregulloren për të ardhura personale, janë vetëm disa nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në raportin për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2018. Sipas këtij raportit të publikuar të hënën, MASHT-i nuk po i adreson mjaftueshëm rekomandimet e vitit paraprak. Si rezultat i kësaj thuhet se përmirësimet e organizatës janë të ngadalshme, shkruan sot Koha Ditore.
ZKA-ja ka evidentuar shkelje sa i përket 32 të punësuarve serbë në MASHT. Këta punonjës ishin planifikuar të sistemoheshin nëpër komunat në pjesën veriore të Kosovës. Megjithatë, në aktemërimet e tyre të punësuarit janë sistemuar në pozita të caktuara brenda departamenteve përkatëse në ministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për zyrtarët e lartcekur Ministria nuk ka dëshmi për ta konfirmuar paraqitjen e tyre në vendin e punës, siç i obligon Rregullorja e orarit të punës e hartuar nga Ministria e Administratës Publike, përderisa ministria kishte bërë pagesën e rregullt të pagave të tyre. Vlera financiare për shpenzimet e pagave për vitin 2018, për këta 32 zyrtarë ishte 134.657€. Kjo ka ndodhur për shkak se nuk janë zbatuar kontrolle menaxheriale për të siguruar se të gjithë të punësuarit janë të pranishëm në vendin e punës gjatë orarit të punës dhe arsyeve tjera, përfshirë edhe rrethanat politike”, thuhet në raportin e Auditorit.
Raporti ka evidentuar se procesi i planifikimit është përcjellë me analiza të dobëta lidhur me projektet e planifikuara.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)