Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale Foto: Koha

Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale

Fitim Gashi Fitim Gashi 18 June 2019 06:45

Kohën kur Kosova ka ndërmarrë nismën për krijimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, Presidenca nuk ka treguar nëse e konsiderojnë ende përfshirjen e amnistisë për kohën e luftës në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kur gazeta pati shkruar para një viti se është duke u diskutuar edhe amnistia për kohën e luftës, Zyra e presidentit nuk e pati përjashtuar këtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Së paku dy shtete nga grupi i QUINT-it kishin shprehur kundërshtimin e tyre për një ide të tillë. Përveç presidencës, një përgjigje për këtë çështje nuk e ka dhënë as Zyra e kryeministrit Haradinaj.

Por analisti Krenar Shala thotë se, për shkak të tendencave qëllimkëqija, edhe kjo nismë sikurse ajo për ndryshimin e kufijve mund të dështojë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim krasniqi18/06/2019 14:42

Shum eshte te permedet amnestija e krimeve te luftes edhe pse kjo nuk mund te ndodh kurr.Kete e permendin kriminelet e perbetuar qe e quajne veten cliritar duke treguar se jane bashkekryres te krimeve makabre me serbet.Keta duhet menjeher te jen prapa grilave.Ne anen tjeter tu konfiskohen te gjitha pasurit e ktyre kriminelve ordiner.

Shto koment

Të ngjashme