Arbëri

KQZ i kthen përgjigje Metës: Në kuvend janë 122 deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur kreut të shtetit, Ilir Meta pas kërkesës për numrin e deputetëve në Kuvend.

"Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë është 122" thuhet në përgjigjen e kërkesës së Metës firmosur nga kryetari i KQZ dhe 4 anëtarët.

KQZ informon se ka plotësuar:

23 vakanca nga lista shumëemërore e PD-së;

17 vakanca nga lista shumëemërore e LSI;

6 vakanca nga lista shumëemërore e PS, dhe

2 vakanca nga lista shumëemërore e PDIU-së.

Nga plotësimi i vakancave të krijuara në Kuvend aktualisht ka shteruar lista shumëemërore e kandidatëve për deputet e PD-së."

Numri aktual i mandateve të deputetëve të kuvendit është 122

Numri aktual i mandateve për 12 zonat zgjedhore është si më poshtë:

Qarku Berat 7 madate,

Qarku Dibër 5 mandate;

Qarku Durrës 12 mandate;

Qarku Elbasan 12 mandate;

Qarku Fier 13 mandate;

Qarku Gjirokastër 5 mandate;

Qarku Korçë 11 mandate;

Qarku Kukës 2 mandate;

Qarku Lezhë 4 mandate;

Qarku Shkodër 8 mandate;

Qarku Tiranë 32 mandate;

Qarku Vlorë 11 mandate.

KQZ bashkangjit dhe listen shumëemerore te deputeteve qe ndodhen aktualisht ne Kuvend.

Shkresa e 14 qershorit

Më 14 qershor 2019 presidenti i drejtoi një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilën i kërkonte t’i saktësojë sa është numri aktual i mandateve të deputetëve në shkallë vendi në Parlamentin aktual.

Në këtë kërkesë, Presidenti i Republikës kërkonte edhe vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëvë aktualë në shkallë vendi.

Një veprim i tillë la të nënkuptonte si hapin e parë drejt drejt mundësisë së shpërndarjes së parlamentit.

Më 15 qershor zedhenesi i presidentit, Tedi Blushi reagonte ne kete menyre: Ilir Meta është zgjedhur president nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!/Oranews.