“Problemin Kosovë–Serbi s’e zgjidh ndryshimi i kufijve”

“Problemin Kosovë–Serbi s’e zgjidh ndryshimi i kufijve”

17 June 2019 12:23

Ndryshimi i kufijve si zgjidhje e problemit ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk është real dhe i dëshiruar, ndërsa e vetmja zgjidhje është përforcimi i perspektivës evropiane për të dy vendet.

Kështu kanë vlerësuar sot profesor në Universitetin e Grazit Florian Bieber dhe profesori në Universitetin e Peleponezit Nikolaos Tzifakis, përcjell FoNet.

Tzifaksi në Info qendrën e BE-së ka thënë se ndryshimi i kufijve ose rikufizimi do të krijonte probleme të reja jo vetëm në Kosovë, por para së gjitha në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, edhe pse nuk është në pozitën që dikujt t’ia diktoj zgjidhjen, ideale do të ishte që serbëve kosovarë në gjithë territorin, jo vetëm në veri t’iu garantohet mbrojtja maksimale, mbrojtja e objekteve fetare dhe njëkohësisht të fuqizohet perspektiv evropiane për Serbinë dhe për Kosovën.

ka theksuar se më së keqi do të ishte sikur Kosova të mbetej “zonë gri”.

Bieber ka thënë se ideja e ndryshmit të kufijve është hedhur poshtë para së gjithash për shkak të mospajtimet brenda BE-së, por edhe të fuqive të mëdha.

Shtrohet pyetja se si BE ta kthejë procesin në rrugën e vet sepse Unioni e ka humbur kontrollin ndaj procesit të dialogut dhe të gjithë po e presin Komisionin e ri Evropian, Përfaqësuesin e lartë, ka thënë Bieber duke theksuar se takimet në Bruksel tash e disa muaj nuk kanë dhënë rezultate

Sipas tij, është e nevojshme një konferencë serioze me pjesëmarrje të anëtarëve të shquar të BE-së.

Në pyetjen se është nevojshme pjesëmarrja e SHBA-së në atë konferencë, Bieber ka thënë se disa zgjidhej në rajon arrihen më së miri në bashkëpunimin të BE-së e të SHBA-së

“Pjesëmarrje të amerikanëve në mënyrë joformale, sepse po të jetë formale, pjesëmarrje do të kërkonin edhe qendra tjera të vendosjes e nuk mendoj se Rusia do të ishte konstruktive në këtë proces”, ka saktësuar Bieber.

Sipas fjalëve të tij, e vetmja zgjidhje është përforcimi perspektivës evropiane,

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme