Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

169 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Gjilani njofton se 169 raste aktive me koronavirus po trajtohen aktualisht.

Nënkryetari Arbër Ismajli, njofton se është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ismajli ka konfirmuar se në dy ditët e fundit, në këtë komunë ka ulje të infeksionit me COVID-19, sikurse edhe të të hospitalizuarve.

“Pavarësisht kësaj, unë apeloj tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID-19 sepse lufta kundër virusit vazhdon edhe më tutje, edhe atë në mënyrë agresive. Duke iu dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë, i lus që t’i përmbahen rregullave në mënyrë strikte”, tha Ismajli.

Gjilan e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 7642 mostra, 3014 kanë rezultuar pozitivë, 2753 janë shëruar, 93 e kanë humbur betejën me virusin, 169 raste janë aktive, 36 në hospitalizim dhe 64 mostra në pritje për rezultat.