Haradinaj në Pejë: Kosova është e lirë por e izoluar

Haradinaj në Pejë: Kosova është e lirë por e izoluar

16 June 2019 14:14

Në qytetin e Pejës është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.

Gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve, Haradinaj deklaroi se Kosova nuk dëshiron liri që e izolon.

Ai tha se dëshmorët dhanë jetën për të jetuar të lirë.

“Nuk dëshirojmë liri që izolon Kosovën. Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Le të din të gjithë se nuk na duhet liria të izoluar. Ne jemi të interesuar të krijojmë marrëdhënie të mira edhe me Malin e Zi dhe jemi që të mbyllim çdo temë që e kemi të hapur. Edhe problemin në Kullë e Qakorr”, ka thënë ai.

Edhe me Serbinë tha se janë të interesuar të krijojnë fqinjësi të mirë, dhe se synojnë njohjen reciproke, por assesi duke vë në dyshim statusin, i cili sipas tij u përcaktua qysh në vitin 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyll në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se çdo qytetar i këtushëm duhet të ndjehet krenar me këto shtatore.

Tha se institucionet duhet të frymëzohen nga dëshmorët për të punuar për të ardhmen e vendit tonë.

“Këto shtatore janë jo vetëm një obligim, por nderë dhe për gjenerata qe vijnë, nder të ndërtohet për shtetin e Kosovës që institucionet e Kosovës të punojnë ndershëm që shokët e Shkëlzenit dhe ai të kenë çfarë të krenohen të ndërtojmë një shtet që askush të mos mundet të amnistojë”, tha ai.

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se kjo ditë është e veçantë.

“Shkëlzeni në ditën e rënies edhe pse ishte rëndë i plagosur nuk tërhiqej sepse nuk lejonte dhunimet e kërcënimet ashtu i plagosur vazhdonte”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme