Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ministrinë e Financave u prezantua Pakoja ligjore për të drejtat e njeriut

Nën organizimin e Ministrisë së Financave sot u mbajt tryeza në të cilën u prezantua pakoja ligjore për të drejtat e njeriut, në të cilën morën pjesë zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë dikasteresh përkatëse.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu theksoi se sot në këtë takim, bashkërisht, po bëjmë lansimin e Pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, si Ligjin për Mbrojtjen nga diskriminimi, Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për barazinë gjinore, dhe i siguroi pjesëmarrësit për zbatim të plotë të kësaj pakoje ligjore dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe konventat dhe dokumentet ndërkombëtare, të cilat na obligojnë si institucion, por edhe si individ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sekretari Baftiu gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me institucionet përkatëse dhe kompetente, siç janë: Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e kryeministrit, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Institucioni i Avokatit të Popullit, mendojmë se ka qenë në nivel të mirë, por ky bashkëpunim duhet të zhvillohet edhe më tej.

“MF ka marrë masa dhe veprime në ngritjen e kapaciteteve dhe caktimin e zyrtarëve përgjegjës (aktualisht janë tre zyrtarë – pozita të rregullta në kuadër të Departamentit për Shërbime të Përgjithshme të cilët janë më për së afërmi dhe drejtpërdrejt përgjegjës për zbatim të këtij legjislacioni, duke mbuluar fushat e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, mbrojtjen nga diskriminimi si dhe zbatimin e rekomandimeve të ardhura nga Avokati i Popullit”, tha sekretari i përgjithshëm Naim Baftiu.

Ai gjithashtu theksoi se ne si Ministri, jemi të vetëdijshëm edhe për obligimet të cilat dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit dhe dokumenteve tjera për aderim në Bashkimin Evropian, dhe vazhdimisht kemi në fokus respektimin dhe promovimin e të drejtave dhe instrumenteve ndërkombëtare që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, liritë e tyre themelore si dhe me mbrojtjen e personave që ju përkasin grupeve të ndjeshme dhe atyre që nuk janë shumicë, pa diskriminim mbi çfarëdo baze të cilat garantohen me Ligj dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në këtë tryezë ishin të pranishëm, përveç sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Naim Baftiu, edhe avokati i popullit Hilmi Jashari, kryetarja e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione Dude Balje, shefi i Sektorit pёr Ligj dhe Drejtësi i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Misioni i OSBE në Kosovë Benjamin Reed, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave.