Arbëri

Për shkarkimin e Metës nga pozita e presidentit duhen 11 hapa

Pas miratimit në Kuvend të Rezolutës për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit, shkruan tch.

1. Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit, gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

5. Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon Kuvendit.

6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë – 3 muaj.

8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

9. Në sesionin e ri parlamentar në Kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit hetimor.

10. Kuvendi më pas, bazuar në këtë raport, vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

11. Votimi i Parlamentit shkon për t’u certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.