Në shënim të 20 vjetorit të çlirimit, njësitë e FSK-së kanë parakaluar në kazermën “Adem Jashari”.
Presidenti i Kosovës, njëherësh komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është një kënaqësi e veçantë në këto ditë kur po shënohet 20 vjetori i lirisë të jetë para ushtarëve të FSK-së.
“Të nderuar ushtarë, nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri, keni lindur edhe ju. E themeluam FSK-në, para pak muaj morëm edhe vendimin historik për shndërrimin në ushtri, prandaj sot FSK-ja është e mëshiruar në këtë dëshirë për liri dhe në gatishmëri për mbrojtjen e paqes. FSK-ja sot është forcë multientike dhe me standarde të NATO-s, që në mënyrën më të mirë pasqyron atë që kemi arritur së bashku”, ka deklaruar Thaçi, raporton KTV.
Ai ka shtuar se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.