Arbëri

BE-ja thotë se Kosova ka ende punë në rregullimin e konkurrencës

Foto: Ksp

Në lansimin e konferencës me temën “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”, zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, tha se është iniciativa më e madhe e financiare nga BE-ja për konkurrencën.

Ai tha se rregullimi i konkurrencës vjen nga rregullimi i tregut të BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave.

“Konkurrenca është e mirë, rregullimi edhe më i mirë. Konkurrenca krijon rregulla për kompanitë për eliminimin e barrierave ose eliminimin e privilegjeve për kompanitë. Në Kosovë ka shumë punë për të bërë, për t’i dhënë të drejta të barabarta kompanive”, tha Serri, raporton ksp.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza tha se gjatë periudhës së fundit ka pasur progres në fushën e konkurrencës në kuadër të departamentit për konkurrencë dhe të autoritetit të pavarur.

“Projekti do të mbështesë përmbushjen e direktivave të BE-së. Kosova ka legjislacionin primar dhe është në hartim e sipër edhe të atij sekondar. Projekti do të forcojë kapacitetet funksionale dhe teknike. Ne do të jemi gjithmonë të hapur dhe transparentë për ndihmën e BE-së”, tha ministri Hamza.

Konferenca është duke i vazhduar punimet me panelistë të tjerë të fushës përkatëse dhe atyre të ekonomisë.