Arbëri

KOMF: JO punës së rëndë të fëmijëve - fëmijët ta jetojnë fëmijërinë

Foto: Koha / ilustrim
 

Me rastin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, u bën thirrje institucioneve relevante të marrin masa për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.

KOMF-i thotë se fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten edhe përballë rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit.