Arbëri

Meta sonte nis konsultimet me partitë politike për datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Mësohet se takimet do të nisin sot në orën 19:00 me krerët e partive të grupimit të qendrës së djathtë.

Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku presidenti Meta, do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.