Arbëri

Tsipras tregon hapur kushtin ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Tsipras tregon hapur kushtin ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE
 

Për herë të parë, Greqia ka shprehur hapur kushtin që ka ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Alexis Tsipras, i cili ka paralajmëruar për zgjedhje të parakohshme në Greqi më 7 korrik, ka prezantuar programin e partisë që ai drejton, Syriza. Përpos çështjeve të brendshme, Tsipras ka folur edhe për diplomacinë e Greqisë dhe raportet me shtetet fqinje.