252 raste kriminale janë iniciuar deri tash më 2019 në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

252 raste kriminale janë iniciuar deri tash më 2019 në Kosovë

11 June 2019 09:29

Bashkim Spahiu, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, ka njoftuar se deri më 31 maj të vitit 2019, janë iniciuar 252 raste kriminale në Kosovë.

Në Puls të KTV-së ai ka thënë se shumë raste kanë përmbyllur me sukses dhe se kanë aktivitet në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas tij, nga 252 raste kriminale të iniciuara deri tash, 20 raste ishin me raporte të veçanta, 45 raste janë nën hetim. Në vitin e shkuar ishin 184 raste të iniciuara në periudhën e njëjtë.

Te këto raste përfshihen veprat penale kundër ekonomisë, 58, ndërsa 63 raste janë për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Për fajde ka thënë se janë iniciuar 8 raste.

Lidhur me këto raste ai ka konfirmuar se janë arrestuar 82 persona.

Ai nuk ka përjashtuar që në rastet për keqpërdorim hetohen edhe zyrtarë të lartë shtetërorë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme