Stoltenberg: Bombardimi në Serbi ka qenë legjitim dhe i domosdoshëm

Stoltenberg: Bombardimi në Serbi ka qenë legjitim dhe i domosdoshëm

10 June 2019 10:43

“Historia ka treguar se bombardimi i RFJ-së në vitin SRJ 1999 ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim, ka deklaruar për gazetën e Beogradit “Poltika” sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Bombardimi e ka ndaluar dhunën dhe e ka ndihmuar kthimin e refugjatëve në shtëpi. KFOR-i ka ndihmuar që në Kosovë të krijohet mjedis i sigurt për të gjithë, përfshirë edhe barkësin serbe”, ka thënë shefi i NATO-s, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se fushata e bombardimeve nuk ka qenë e drejtuar kundër popullit serb.

"Përkundrazi. Qëllimi ka qenë që të mbrohen civilët në rajonin e gjerë, në mënyrë që të ndaleshin aksionet e regjimit të Millosheviqit të cilat më parë i kishte dënuar bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar ndër të tjera Stoltenberg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme