Rama 90 minuta takim me ambasadorët për shkarkimin e Metës

Rama 90 minuta takim me ambasadorët për shkarkimin e Metës
90 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe SHBA, i thirrur nga Rama për t’i informuar për shkeljet Kushtetuese që sipas tij Presidenti Meta ka bërë.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim. Sot kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.
Përpara medieve, Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.
Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e PS. nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do te nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta. Pas kësaj mbledhje kryeministri Rama kërkoi takim me ambasadorët e BE, për në orën 11:00.
“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Elisa Spiropali, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS.
Rama thërret Kryesinë e PS-së dhe ambasadorët e huaj, mëton shkarkimin e Metës
Kryeministri Edi Rama, ka thirrur sot në një mbledhje kryesinë e Partisë Socialiste në orën 09:00. Në takim pritet që të diskutohet çështja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale nga presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë, një ditë më parë nga Burreli, shefi i qeverisë paralajmëroi se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Ilir Meta ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e Presidentit, një çështje sipas tij që mbetet për t’u diskutuar.
“Ilir Meta shkroi fatin e tij si President, që humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë. Është në zhvillim e sipër, por ata që udhëheqin lëvizjen ‘Rama ik!’, do ikin vetë”, paralajmëroi shefi i qeverisë një ditë më parë nga Burreli.
Gjithashtu, në orën 11:00 kryeministri Edi Rama do të bëjë një mbledhje urgjente me ambasadorët e akredituar në Shqipëri. Takimi do të bëhet në kryeministri, dhe vjen menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Ilir Meta që firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, anulimin e tyre pa afat, dhe caktimin sipas tij të një date të re me marrëveshje politike.
Ndërkohë që në orën 10:00 ambasadorët do të zhvillojnë një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigji Soreca.

Parashikimi i motit

Rashiti: Fondi Sovran ia mundëson shtetit të ndërhyjë në ekonomi

Sveçla: Kushdo që tenton destabilizimin, e ka vendin në burg

Jashari: Danimarka e sheh Kosovën si shtet serioz

Kurti takon përfaqësuesit e QUINT-it: Për mbajtjen e zgjedhjeve duhet marrëveshje ndërshtetërore

Ndasi brenda njësive në shtesa të rrezikshmërisë, policët kufitarë të pakënaqur

Osmani pret në takim Hovenierin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

1 vit pas vrasjes së shtatzënës – rasti pa epilog

Mustafa për Fondin Sovran: Improvizim i kësaj Qeverie, s'është zhvillimor

Hajdari: Manipulimet me çmime po vazhdojnë

Lavrov: OSBE-ja u shkatërrua kur NATO bombardoi Serbinë dhe mori Kosovën
